Skënderbeu në krizë, Ernest Gjoka u vë” kusht” drejtuesve

Skënderbeu është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga Superiorja. Aktualisht korçarët mbajnë vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 16 pikë.

Skuadra e udhëhequr nga Ernest Gjoka nuk po arrin dot të marri rezultate pozitive, gjë e cila është reflektuar në javët e fundit. Timonieri është i qartë se për të nxjerrë ekipin nga situata duhen përforcime cilësore, ndërsa do të rëndojë edhe largimi i liderit kryesorë të tyre, Emir Rashica.

Gjoka ka patur një bisedë të gjatë me drejtuesit, ku u ka kërkuar që bëjnë minimalisht edhe 2 përforcime. Saktësisht kërkon 2 mbrojtës, për të përforcuar këtë repart.

Tashmë drejtuesit kanë në dispoziciin edhe 9 ditë për të bërë të mundur gjetjen e një qendërmbrojtësi dhe një mbrojtësi krahu. Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin këto ditë në Korçë.

Lajme të tjera |  Nuk është arritur marrëveshja përfundimtare, kush po e pengon transferimin e Ardon Jasharit te Milani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us