Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës.
Në akset Lëpushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje me intensitet mestar duke shkuar deri në 20 cm.
Qarkullimi është i hapur, por nevojiten goma dimërore.
Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët.Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: në bregdet: 5/16°C ;
në vendet e ulëta: 4/15°C ; në vendet malore: -2/8°C