Epidemia e gripit në vend, Koçiu mbledh strukturat: Parandalimi nis me vaksinimin

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mbledhur strukturat shëndetësore për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Koçiu thotë se strukturat janë të gatshme për monitorimin e situatës në vend, teksa ditët e fundit është raportuar për një rritje të madhe të rasteve me viroza dhe infeksione respiratore.

Ministrja bën thirrje për vaksinim si mundësia më e mirë për parandalimin.

Në Shqipëri mbizotërojnë infeksionet respiratore të sipërme me 14000 raste në javë, kundrejt atyre të poshtme me 5700 raste. Nga java e dytë e janarit numri i infeksioneve është rritur me 2300 raste, apo me 12% më shumë raste brenda një jave.

Mesazhi i Koçiut:

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi.

Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer:

Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend;

Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara;

Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës;

Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik.

Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us