VIDEO/ Shpërthen festa në mes të Stambollit, sulmuesi shqiptar shënon SUPERGOL në Europa League

Milot Rashica është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Besiktas po luan në shtëpi përballë Athletic Bilbao. Sfida e vlefshme për raundin e 7-të të grupit të Europa League, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht Rashica ai që shënoi golin për të tijët, që deri më tani është i vetmi i sfidës. Pas një topi të marrë nga Rafa Silva, sulmuesi shqiptar e dërgoi atë në fundin e rrjetës së portës kundërshtare.

Një gol që çoi peshë të gjithë stadiumin dhe shqiptarin tjetër, Ernest Muçin, i cili shkoi dhe e përqafoi i pari Rashicën. Kujtojmë se Solskjaer i ka graduar dy shqiptarë titullarë.

 

Lajme të tjera |  VIDEO/ Shënohen 3 gola, kampionët mposhtin Dinamon e Ilir Dajës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us