Festë në Shkodër para duelit me Egnatian, shkak bëhet Thomas Brdaric

Në Shkodër sot është një ditë feste. Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric feston ditëlindjen.

Timonieri i kuqebluve feston 50-vjetorin dhe në këtë ditë mjaft të rëndësishme për të urimet janë të shumta. Mes tyre gjendet edhe një urim nga klubi, me kuqeblutë që i urojnë trajnerit të tyre sa më shumë vite të lumtura.

“Trajneri i ekipit tonë, Thomas Brdaric feston sot 50-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Happy Birthday Thomas Brdaric”, shkruhet në postimin e shkodranëve.  Kujtojmë se Vllaznia do të luajë ditën e dielë ndaj Egnatias në “Loro Boriçi”, takim i vlefshëm për javën e 22-të dhe që starton në orën 17:00.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Fitoi europianin me Italinë, ish-sulmuesi i Juventusit njofton largimin nga klubi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us