Fitorja e fundit ndaj Bylisit, Tirana kërkon “kthesën” nga Ballshi

Tirana është duke menduar për lojtarët të cilët do të hedh në fushë në një transfertë delikate si ajo ndaj Bylisit. Bledi Shkëmbi ka marrë nën urdhëra edhe lojtarin më të ri , Luciano Vera dhe tashmë i ka idetë e qarta për formacionin.

Bardheblutë udhëtojnë për në Ballsh, ku gjejnë një ekip të fortë përballë dhe të konsoliduar nga Nevil Dede. Trajneri korçar i kryeqytetasve do të aktivizojë me shumë mundësi një skemë 3-5-2, pra identic si Magani. Skuadra mund të ketë ndërruar trajner, por skema e lojës mesa  dukett do të vazhdojë të mbetet e njëjta.

Blerja më  e re e ekipit me shumë mundësi për arsye moskonfirmimi me grupin nuk do të jetë në fushë në “Adush Muça”. Tirana vjen nga një seri humbjesh dhe kujtojmë që në Superiore është arritur fitorja e fundit pikërisht ndaj Bylisit, çka sjell shpresa tek bardheblutë për një ripërsëritje të suksesit ndaj ballshiotëve.

Lajme të tjera |  Pa trajner dhe drejtor sportiv, zbulohet kur Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us