Tjetër “firo” nga Egnatia, mbrojtësi transferohet në Kanada

Egnatia është një nga skuadrat që në këtë merkato ka bërë afrime shumë të rëndësishme, duke rikthyer në Superiore lojtarë që e njohim mirë kampionatin. Po ashtu ka patur edhe largime të rëndësishme dhe i radhës që ndan rrugët me rrogozhinasit është një mbrojtës.

Bëhet fjalë për Rezart Rama, i cili në Rrogozhinë nuk mundi të ishte minutat e dëshiruara. Në këtë sezon në total ka luajtur në 9 ndeshje, 315 minuta. 24-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Kanada te skuadra e Forge.

Palët kanë rënë dakort mes tyre pr një kontratë 1 vjeçare dhe në këtë mënyrë Rama nis aventurën e re te ekipi kanadez.

Lajme të tjera |  Trajneri vlerëson Mirlind Dakun: Sulmuesi më i mirë në Rusi, ka nivel të lartë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us