Lufta/ Netanyahu: Do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore, derisa Hamasi të eliminohet

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu vizitoi një qendër paraburgimi në jug të Izraelit, ku zyrtarët e Hamasit po merren në pyetje nga Njësia 504 e IDF.

Sipas zyrës së kryeministrit, Netanyahu u informua mbi punën e njësisë dhe procedurat e marrjes në pyetje.

Më pas ai u tha ushtarëve të njësisë se “ne do të vazhdojmë deri në fund, deri në fitore, derisa Hamasi të eliminohet”, edhe përballë presionit ndërkombëtar. “Asgjë nuk do të na ndalojë,” theksoi Netanyahu.

Ai shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për punën e ushtrisë në Gaza, duke shtuar se “dje kishim një ditë shumë të vështirë“, kur 10 ushtarë u vranë në një pritë të Hamasit në veri të Rripit.

Lajme të tjera |  Sa mandate mendon se do të sigurojë? Berisha: Unë nuk parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us