ZYRTARE/ Largohet përfundimisht nga Teuta, mbrojtësi prezantohet në Kosovë

Ardit Peposhi është larguar përfundimisht nga Teuta, për të vazhduar karrierën në Kosovë. Mbrojtësi 31-vjeçar është bërë lojtari më i ri i ekipit të Vushtrrisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë skuadra kosovare përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare. “Mirëpresim Ardit Peposhin në FC Vushtrria

Peposhi na bashkohet nga KF Teuta (Durrës), i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë dhe me përvojën e tij besojmë se do të jetë një ndihmesë e madhe në fazën e mbrojtjes.

Ai ishte pjesë edhe e disa klubeve tjera si KF Erzeni, KF Llapi, FK Bylis, KF Tirana etj.

Le t’i japim Arditit një mirëseardhje të ngrohtë në klubin e Gladiatorëve!”, shkruan Vushtrria.

Lajme të tjera |  75 milionë euro për Osimhen, rivalët e Napolit synojnë rikthimin e sulmuesit në Serie A

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us