ZYRTARE/ Alphonso Davies zgjedh me zemër, kanadezi “injoron” Real Madrid dhe rinovon me bavarezët

Alphonso Davies do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich. Mbrojtësi i krahut të majtë ka injoruar interesimin e fortë të Real Madrid dhe ka vendosur që të rinovojë kontratën me bavarezët.

Davies do të jetë tashmë pjesë e Bayern Munich deri në vitin 2030. Një bashkëpunim që zgjatet me dëshirën e të dy palëve, me kanadezin i cili mesa duket ka zgjedhur me zemër të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Bayerni e bleu 24 vjeçarit në vitin 2019 nga amerikanët e Vancouver. Asokohe, bavarezët shpenzuan vetëm 14 milionë euro për Davies, i cili tashmë është një lider dhe protagonist absolut me rekordmenët gjermanë.

Lajme të tjera |  Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us