Tirana përgatitje intensive për derbin, Bledi Shkëmbi me 4 mungesa kundër Partizanit

Fati është në krahun e Tiranës. Kjo pasi bardheblutë kanë më shumë kohë në dispozicion për të përgatirur derbin e kryeqytetit në krahasim me rivalët e tyre, Partizani. Këto të fundit do të luajnë sot në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Por për t’u rikthyer te Tirana, përgatitjet vazhdojnë intensivisht dhe Bledi Shkëmbi po përgatit çdo gjë në detaje. Kryeqytetasit do të tentojnë fitoren e parë pas disa ndeshjesh në derbi, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Kjo pasi Shkëmbi do të ketë mungesë të rëndësishme për derbin. Janë 4 futbollistë që nuk do të mund të kontribuojnë ndaj Partizanit. Bëhet fjalë për Ismajlin, Haxhiun, Gjumshi dhe Marku, të cilët kanë probleme fizike dhe vazhdojnë rikuperimin.

Lajme të tjera |  “Sirena” nga skuadra që mori pjesë në Botërorin e Klubeve, drejtori i hap rrugën: Cikli i Ramadanit te Leçe ka mbaruar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us