VIDEO/ Egnatia me “një këmbë” në gjysmëfinale, rrogozhinasit mposhtin Bylisin mes spektaklit të 4 golave

Bylis 1 – 3 Egnatia (Ruçi 68′ / Ujka 23′, Wotlai 34′, Kasa 66′)

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve.

Golat për Egnatian u shënuan nga Ujk,a Wotlai dhe Kasa. Ndërsa golin e vetëm për Bylisin e shënoi Flamur Ruçi në minutën e 68-të të sfidës.

Një fitore mjaft e rëndësishme për skuadrën e Egnatias që e afron më shumë me gjysmëfinalen. Në ndeshjen e kthimit, Bylis ka shumë punë për të bërë, pasi duhet të përmbysë një disavantazh prej dy golash.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Emanuela Rusta

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Kane, Gjata, Kamara, Ruçi, Malomo, Peralta, Abazaj, Ilieski, Walisson. Trajner: Nevil Dede.
EGNATIA: Dajsinani, Fangaj, Dulysse, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Wotlai, Zejnullai, Kasa, Ujka, Lushkja. Trajner: Edlir Tetova.

Lajme të tjera |  “Nuk ka kuptim, sapo ishe martuar”, reagimi prekës i Cristiano Ronaldos për ndarjen nga jeta të shokut të tij të skuadrës: Pushoni në paqe

LIVE:
68′ GOL BYLIS! Shënon Ruçi.

66′ GOL EGNATIA! Shënon Kasa.

45+4′ Mbyllet pjesa e parë.
34′ GOL EGNATIA! Shënon Wotlai.

23′ GOL EGNATIA! Shënon Serxho Ujka.

11′ Bylis pranë golit me Gjatën, Dajsinani në kohën dhe vendin e duhur.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Bylisit dhe Egnatias.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us