Gol dhe asist në rolin e qendërsulmuesit, Ujka flet si “Lojtari i Ndeshjes”: Statistikat mbeten numra, e rëndësishme të fitojë Egnatia

Egnatia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, të Ballshit përfundoi 1-3 në favor të rrogozhinasve. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Serxho Ujka i cili shënoi gol dhe dhuroi asist.

“Qendërsulmuesi është një rol i ri që në këtë ndeshje më ra ta bëj. Por si çdo rol, është rol futbolli, për mua është okej, është super okej sepse shënova edhe golin. Çfarë të kërkojë trajneri, unë do ta bëj. E thashë se “më ra” sepse po të kishin qenë sulmuesit, nuk do të bëja, thjesht munguan ato.

Numra dyshifror në gola dhe asiste? Statistikat janë thjeshtë numra, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Po fitoi ekipi, i bën statistikat çdo lojtar i kampionatit”, është shprehur Serxho Ujka.

Lajme të tjera |  Selahi pas transferimit në Poloni: Doja sfidë të re, për Kombëtaren jap gjithçka. Ja çfarë më tha Juljan Shehu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us