ZYRTARE/ Nuk mjaftohen me djalin e Igli Tares, klubi shqiptar prezanton edhe lojtarin e Panathinaikos

Klubi shqiptar që afrojë disa ditë më parë djalin e legjendës së Kombëtares, Etienne Taren, sot ka zyrtarizuar tjetër afrim.

Dukagjini ka marrë shërbiemt e Cyrus Margono. Lojtari vjen nga Panathinaikos i kryeqytetit grek dhe luan në rolin e portierit. Ruajtësi më i ri i portës së skuadrës nga Kosova është aktivizuar me ekipin legjendar helen për 17 takime , porn ë ekipin B të “trifilëve”.

Gardiani më herët para aventurës në Greqi, nga dhe ku erdhi për në Superligën e Kosovës, ka luajtur për disa skaudra universitetesh në SHBA. I riu pas aventurës greke ku nuk u promovua dot për në ekipin A të jeshilëve nga Athina, zgjodhi të bëhet pjesë e skuadrës nga Klina.

Lajme të tjera |  Pritet zyrtarizimi, Arlind Ajeti arrin akordin me klubin e ri

23 vjeçari nga Indonezia do të jetë i gatshëm për fillimin e pjesës së dytë të sezonit.

Aziatiku ka qenë me klubin e Ismet Munishit në Turqi për fazën përgatitore dhe është një tjetër lëvizje cilësore pas djalit të Igli Tares që la Skënderbeun.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us