250 MILION EURO investim në bujqësi, Rama batuta me bankierët: Përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr!

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me bankierët gjatë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin e 250 mln euro në bujqësi përmes një instrumenti bankar.

Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se kjo është një mundësi e artë për bankierët që të pretendojnë një biletë për në parajsë.

“Kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që ‘përveçse kemi bërë shumë para me të pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët”, tha kreu i qeverisë.

Ndërsa iu drejtuar duke i thënë që në të kundërt e kanë vendin e sigurtë në ferr.

Edi Rama: Po ju them gjithë bankierëve që ky është një rast ia artë për ju që të mund të pretendoni një biletë për në parajsë kur të kaloni në botën tjetër duke i thënë Shën Pjetrit që “përveçse kemi bërë shumë para me të pjesën e pasur, kemi ndihmuar edhe fermerët”. Kjo mund t’ju lehtësojë pak paraqitjen tek Shën Pjetri se përndryshe e keni të sigurt vendin në ferr.

Lajme të tjera |  “Rama është i dërguari i Zotit”, kandidati për deputet në Elbasan: E solli në vitin 2013, për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us