NGA AURON TARE
Dy fjalë mbi “zbulimin” në Leskovik.
E para duhet të dini se Vrima e Kopiles dhe hyrja ne Shpellën e lidhur me këtë toponim është një vend i njohur për banorët e zonës së Leskovikut.
E dyta ekipi çek ka qenë i ftuar nga Njësia vendore e Leskovikut, për të bërë markimin e shtigjeve për turizmin malor. Ndihmë që ky ekip cekët e ka bërë edhe në Kanionet e Nivices në bashkeëpunim me Bashkinë e Tepelenës. Për këtë mikro projekt duhet falenderuar në veçanti z. Nardi Konica, si dhe Edi Culanit, Berti Nasit dhe Bertit Muzikantit, të cilët kanë qenë ekspertët vendas që kanë udhëhequr çekët në shtigjet dhe zonat me interesante të zonës. Pa ndihmen e tyre ky projekt për qasjen ndaj turizmin kulturor të zonës së Leskovikut do të ishte e pa mundur.
Ekipi Çek, një pjesë e tyre, të cilët kanë punuar me ne edhe në Nivicë u ftuan për të markuar shtigjet për turizmin malor në zonën e Leskovikut. Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe eksplorimi i disa pikave me interes natyror në Leskovik ku Edi Culani njohës i shkëlqyer i zonës drejtoi ekipin në këtë shpellë, shpellë të cilën ai vetë e kishte eksploruar deri në thellësine 400 m.
Pjesë e këtij mikro projekti ishte edhe një grup i vogël etimologësh, biologësh dhe orintologësh britanikë së bashku me dy ekspertë shqiptarë për të bërë iventarin e Fluturave, Orkideve dhe Zogjve të zonës. Duhet thënë se vetëm Krahina e Leskovikut sipas këtyre studiuesve ka 4 herë më shumë specie fluturash se e gjithë Britania e Madhe. Me sa duket miqtë çekë pasi u futën në Shpellën e Lumit kanë ftuar speleologë për ta eksploruar më tej. Por në bashkëpunimet ndërkombëtare në Europë apo më tej ka një protokoll normal që të gjitha eksplorimet apo kërkimet në territorin e një shteti bëhen në bashëepunime me autoritetet lokale apo qendrore.
Fakti që miqtë tanë çekë vendosën të bëjnë një lajm të tillë pa pjesëmarjen e Njësisë Vendore si dhe miqve shqiptarë që punuan bashkarisht mendoj unë nuk është korrekte. Gjithsesi pak vëmendje për Leskovikun është diçka pozitive dhe një menyrë për të bërë të ditur rëndësinë e madhe të kësaj zone në turizmin kulturor dhe natyror.