Cënuan lirinë e votës, pesë persona të ndaluar në Kosovë!

Pesë persona janë ndaluar në Kosovë për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, bëri të ditur Prokurori i Shtetit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndara lidhur me këtë vepër penale, pas pranimit të informacioneve nga qytetarët për shkelje zgjedhore.

Prokurori i Shtetit tha se ka angazhuar afër 100 prokurorë dhe staf të sistemit për procesin zgjedhor, në mënyrë që të procedohet çdo parregullsi e mundshme në zgjedhje.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku Prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, u tha në njoftim.

Ky institucion u bëri thirrje qytetarëve, partive e institucioneve të tjera që të denoncojnë çdo rast që dyshojnë për keqpërdorim të votave.

Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se po zbaton planin e saj për ditën e zgjedhje, në koordinim me Prokurorinë për të mbrojtur votën.

Lajme të tjera |  Petro Koçi kërkon spastrime dhe në Fier: Aty kemi drejtorë arrogantë dhe të korruptuar, mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj "Republikës së Drejtorëve"

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us