Formacionet e mundshme/ Skemë e njëjtë dhe rikthime te Partizani, plani i Veselinoviç për Tiranën

Ekipi i Partizanit luajti të mërkurën dhe Veselinoviç me stafin janë përpjekur t’i kushtojnë vëmendje aspektit fizik, për të rikuperuar sa më shumë energji. Trajneri kishte edhe një stërvitje të fundit gjatë paradites së djeshme, për të kristalizuar edhe formacionin me të cilin do të luajë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme, sidomos prej faktit që është i pari derb që luhet në “Arenën e Demave”.

Gjithsesi, trajneri një plan paraprak e ka sa i përket formacionit, ndikuar edhe nga fakti se opsionet nuk janë të shumta.

RRESHTIMI – Në repartin difensiv pritet të ketë tri rikthime në raport me ndeshjen e Kupës kundër Laçit. Në portë kthehet Qirko dhe para tij Domgjoni dhe Janjeva. Nga minuta e parë pritet ta nisin edhe Preka e Bytyçi. Shkodrani pati një dëmtim kundër Laçit, por fatmirësisht gjithçka ka rezultuar pa probleme. Në mesfushë nga minuta e parë pritet të startojë treshja Taipi, Ismaili dhe Mehmeti. Mesfushori nga Vushtrria është preferuar pas Shanajt në ndeshjet e fundit në kampionat, por situata ka ndryshuar për derbin. Në sulm rikthehet nga minuta e parë Podstrelov, që do të ketë pranë tij Zekën dhe Bintsukën. Veselinoviç pritet të luajë si gjithnjë me skemën 4-3-3.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largohen edhe 3 futbollistë të tjerë, Tirana nuk kursen falënderimet

MUNGESAT – Dy afrimet e verës, David Atanaskoski dhe Blesing Eleke janë mungesat e Partizanit për këtë sfidë. Maqedonasi ka pësuar një dëmtim në stërvitjet me Poli Iasin, ish-ekipin e tij dhe pritet të bashkohet me grupin vetëm javën e ardhshme. Eleke ka një tërheqje muskulore të gradës së parë dhe duhet të pushojë ende. Gjergji Kote, i kthyer nga lëndimi, me shumë mundësi do të jetë në stolin e rezervave.

Screenshot 2025-02-09 084435 Screenshot 2025-02-09 084554

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us