“FUCK YOU”/ “Shpërthimi” i Ramës duke përplasur tavolinën, Berisha: Lëre dr*gën se të merr shëndetin!

Kryeministri Edi Rama mbajti një diskutim të gjatë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të marteje ku foli ndër të tjera për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Por ndër të tjera, në rrjetet sociale po bëhet virale momenti i kreut të qeverisë ku për shkak të disa problemeve teknike përplasi me dorë tavolinën dhe shau “Fuck you”.

Këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Për këtë të fundit reagimi i Ramës ka vetëm një emër, Chris LaCivita-n, që bashkëdrejtoi fushatën e Donald Trump e tashmë do të drejtojë edhe atë të PD-së për 11 Majin.

“Ja si u shkallmua sa ju kujtua konsulenti, Chris LaCivita dhe fjala e tij! Edvin jep dorëheqjen! Lere drogën, të merr shëndetin”, tha Berisha.

Sa i përket reagimit të tij, kryeministri Rama e quajti si pasionant: Kam dhe unë shpërthimet e mia, kur nuk bëhet goli para portës.

Lajme të tjera |  Tragjedi tek Rana e Hedhun në Shëngjin: 4 shokë merren nga dallgët. Dy prej të rinjve ndërrojnë jetë, dy të tjerët në gjëndje të rëndë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us