Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu një video në Instagram e Elton Ilirjanit, i cili na informoi se këngëtarja e njohur është bërë me shtëpi të re.

Eltoni: Si ndihesh Parashqevi tek shtëpia e re, që sapo hyre sot, me Inën?

Parashqevia: Sapo luajtëm këngën e Flamur Shehut “Gëzimi i shtëpisë së re”. Por gëzimim më të madh e kam që më ka ardhur mbesa, Ina. Që e vogël ka qenë një mrekulli për famljen tonë, Simaku. Nënën e ka nga Elbasani, babai është vëllai im i madh, Arben Simaku, që është kuzhinier në Shqipëri dhe ajo punon recepsioniste në Francë.

Eltoni: Bukurirat! Jeni shumë të bukura të dyja, sa të ngjashme jeni! Më bëhet shumë qejfi që rrugëtimi ynë, se po flas unë tani…Jam i kënaqur që ia arritëm kësaj dite: Parashqevia është shumë mirë. Siç e shihni, është e lumtur, e qeshur, e rikthyer totalisht në jetë, së bashku me Inën. Tani do kalojmë disa ditë të bukura, besoj nja dy javë. Dua të falenderoj Elvirën, veten nuk po e përfshij. Të gjithë ata që na ndihmuan. Një vit shtëpia është e paguar.

Parashqevia: Është si një hotel me 10 yje, jo me 5.
Eltoni: Me shumë dashuri, mbi të gjitha.
Parashqevia: Na duket vetja sikur jemi në një hotel madheshtor

Në një tjetër video, Elton Ilirjani shpreh pakënaqësinë e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë, të cilët premtuan shumë dhe nuk bënë asgjë:

Lajme të tjera |  Policia hodhi ujë me presion, por qytetarët arrijnë te Kryeministria, thirrje kundër Ramës dhe Berishës (VIDEO)

“Premtime, premtime, premtime, shumë biznesmenë, që mbahen si të fuqishëm, dolën me deklarata në dhjetor: ‘Do t’i bëjmë këtë, atë…asgjë nuk bën, zero me bisht… tha Ilirjani.

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us