ZYRTARE/ U largua nga Serie B italiane, Pajtim Kasami transferohet në Superligë

Pajtim Kasami është futbollisti më i ri i Sion. Mesfushori shqiptar vendosi për të mbyllur aventurën e tij me Sampdorian në Serie B, për t’u rikthyer në Supergliën e Zvicrës me Sion.

Tek këta të fundit, Kasami është rikthyer pas 5 vitesh. Ndërkohë që në Superligën zvicerane është aktivizuar edhe me ekipe si Basel, Luzern, Zurich dhe Bellinzona.

Ndërkohë që me Sion këtë herë, shqiptari ka firmosur një kontratë 6 mujore, të vlefshme deri në fund të sezonit. 32 vjeçari ka luajtur më parë me Sion 104 ndeshje, ku ka shënuar 32 gola e dhuruar 16 asiste.

Lajme të tjera |  FOTO/ Nuk siguruan Superioren, por morën “dhuratë” nga FSHF, njihuni me stadiumin e ri të klubit të njohur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us