Arrestimi i Veliajt, Andi Seferi komandohet në krye të Bashkisë Tiranë

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, me urdhër të SPAK, Andi Seferi është komanduar në krye të bashkisë së kryeqytetit.

Seferi që është një nga tre nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, do të udhëheqë përkohësisht administratën e qytetit, deri në përfundimin e procedurave ligjore ndaj Veliajt.

Seferi është shprehur se do të angazhohet për ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimësinë e projekteve të rëndësishme për qytetin, si dhe do të punojë ngushtë me ekipin e administratës.

Po ashtu, ai ka deklaruar se do të jetë i hapur ndaj çdo hetimi që mund të zbardhë veprimet e mundshme të kundërligjshme që mund të kenë ndodhur gjatë administratës së Veliajt.

Lajme të tjera |  Në prag të zgjedhjeve, Qeveria fal të gjitha gjobat që nga viti 2015

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us