“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes? Me Ajolën kam folur sepse…

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së vërtetës” lidhur me hetimet mbi Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën.

Bushka shprehet se është “pa fjalë” dhe nuk e kupton se “ku hyn ajo” në mesin e dosjes me akuza, teksa shton se për shkak të kësaj “goditjeje”, ka marrë baltë nga publiku dhe mediat.

Teksa vë në dyshim hetimin e SPAK për Veliajn dhe Xoxën, Bushka thotë se me të dy ka miqësi prej fëmijërisë dhe pranon se me Ajola Xoxën ka komunikuar, kryesisht gjatë kësaj periudhe që sipas saj, “gjatë këtyre muajve të ferrit” që ajo po kalon.

Sipas dosjes së SPAK, Bushka i ka marrë telefonin kushërirës së saj e cila ishte në një OJQ me Xoxën për të penguar zbardhjen e komunikimeve, si dhe e ka instruktuar atë se çfarë duhet të deklarojë para prokurorëve.

Reagimi i plotë i Klotilda Bushkës:

Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.

Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?

Lajme të tjera |  Albana Koçiu i jep zyrtarisht detyrën Ina Majkos! Një fotografi dhe me zv.ministrin e liruar nga detyra: Në çdo skuadër ka kapituj që mbyllen dhe të rinj që nisin!

A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën?

Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë.

A jam unë edhe shoqe me Erjonin?

Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën.

A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?

Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Mirë ta gjejë këtë popull, se vetë e votuan Edi Ramën. Ç’kanë që ankohen tani, të ulin kokë e të rrinë urtë

Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo  është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us