Vetëm 24 minuta, te Interi i bëjnë “dalje” Kristjan Asllanit

Kristjan Asllani te Interi ka shpesh ulje-ngritje. Mesfushori shqiptar nuk po arrin dot të fitojë një fanellë titullari, teksa gjithmonë është parë si zëvendësuesi ideal i Hakan Calhonoglu.

Por tashmë duket se zikaltërtit i kanë bërë dalje shqiptarit. Kjo pasi në ndeshjet e fundit nuk është më një alternativë e dytë, duke u bërë automatikisht një zgjedhje e 3-të.

Siç duket, Asllani nuk ka arritur të bindë Simone Inzaghin, me këtë të fundit që ka vendosur në disa sfida të luajë me Piotr Zielinskin para mesfushorit të kombëtares. Në 4 ndeshjet e fundit në Serie A, Inzaghi i ka dhuruar vetëm 24 minuta mesfushorit kuqezi.

Lajme të tjera |  Qëndruan mes vuajtjesh në Kategorinë e Parë, 2 biznesmenë ofrohen për të investuar te skuadra e Kukësit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us