Bylis dhe Elbasani do të luajnë në orën 13:30.
Të dyja skuadrat nuk e njohin fitoren prej javësh dhe do kërkojnë të marrin sot 3 pikët.
Te ballshiotët debuton sot trajneri Gentian Mezani i cili erdhi në stol pas dorëheqjes së Nevil Dedes.
LIVE
BYLIS 1-1 ELBASANI
64′ Berko – 11′ Tsage
NGJARJET KRYESORE
90+4′ Bylisi pranë golit.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
89′ Lukili ndëshkohet me karton të verdhë për faull.
87′ Olberkis kërkon penallti, kryesori Koçi vijon lojën. (VIDEO)
86’ Aktivizohet Ofori në vendin e Mahmutit, ndërsa Gjata merr vendin e Malomos te Bylisi.
85’ Goditja e Malomos përfundon jashtë. Drithërima në zonën e Elbasanit. (VIDEO)
85’ Tsage ndalet nga shtylla, fati është me vendasit. (VIDEO)
83′ Karton i verdhë për Lilën tek Elbasani.
77′ Toni Batista bën shpëtimtarin duke ndalur Tsage. Miqtë nuk pajtohen me barazimin. (VIDEO)
76′ Largohen nga Elbasani Ibrahim, Qose dhe Ze Gomesh. Aktivizohen Lajthia, Xhoel dhe Gava.
74′ Vendasit kanë pretendime për penallti, kryesori vazhdon lojën. (VIDEO)
71′ Tsage provon të shënojë me roveshatë, por nuk kordinohet si duhet në zonë.
69′ Peralta bllokon Tsage, që humbet topin në momentin e fundit. (VIDEO)
66′ Vendasit më mirë në pjesën e dytë. Pas golit të barazimit, kërkojnë atë të përmbysjes.
64′ GOOOL! Bylis 1-1 Elbasani/ Berko vendos baraspeshën. Tronditen verdheblutë. (VIDEO)
63’ Abalora bën shpëtimtarin duke ndalur Da Silvën, i cili provon ta befasojë. (VIDEO)
59′ Pretendime për penallti tek Elbasani, kryesori vijon lojën. (VIDEO)
57′ Tsage merr ndihmën e stafit mjekësor. Peralta ndëshkohet me karton të verdhë për faullin e shkaktuar.
54′ Goditja e Da Silvës grushtohet nga Abalora. Fantazisti provoi nga goditja e dënimit. (VIDEO)
53′ Karton i verdhë për Ibrahim tek Elbasani, pasi shkakton faull.
46′ Bylis humbet rastin e artë për barazimin e sfidës. Mezani nuk u beson syve, pasi Malomo nuk goditi si duhet. (VIDEO)
46′ Pjesa e dytë nis me ndryshime te Bylisi. Aktivizohet Da Silva dhe Sulovari, largohen Ruçi dhe Marku.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 0-1 për Elbasanin.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
44’ Peralta harkon në shtyllën e dytë. Është Musta që tregohet i vëmendshëm në zonë duke larguar rrezikun. (VIDEO)
37’ Harkimi i Ruçit te Bylisi nuk shfrytëzohet si duhet. Topi i goditur ishte pak më i lartë seç duhej dhe kështu përfundoi jashtë. (VIDEO)
33’ Këndore e Elbasanit, që nuk shfrytëzohet si duhet. Topi kontrollohet nga portieri Toni Batista. (VIDEO)
29’ Lukili provon nga jashtë zone. Topi përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)
25′ Skuadrat mjaftohen me qarkullimin e topit duke mos tentuar
19′ Bylis provon të krijojë aksione në mesfushën kundërshtare. Miqtë vendosen mirë.
14′ Portieri i Bylisit bën shpëtimtarin duke pritur goditjen e Qoses në zonë. (VIDEO)
11′ GOOOL!/ Bylis 0-1 Elbasani/ Tsage kalon në avantazh verdheblutë pasi shënon me kokë. (VIDEO)
7′ Qose ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor te Elbasani.
5’ Ze Gomesh nuk e mbërrin topin e hedhur në zonë nga Tsage.
3’ Goditje dënimi për Elbasanin. Qose nuk kroson si duhet në krahun e majtë.
1′ Nis me 7 minuta vonesë ndeshja në Ballsh. Shkak u bë siguria e kërkuar, për shkak të rivalitetit mes tifozërive.
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Toni Batista, Bruno, Abazaj, Marku, Kamara, Mahmuti, Përgjoni, Ruçi, Peralta, Malomo, Berko
Trajner: Gentian Mezani
ELBASANI: Abalora, Lila, Lulaj, Olberkis, Musta, Ibrahim, Qose, Kasa, Ze Gomesh, Tsague, Loukili
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Arbitër kryesor:Andi Koçi
Asistent 1:Fatmir Lama
Asistent 2:Rejdi Zajimi
Arbitër i 4:Daniel Vrapi
Var:Klodian Shahini
Avar:Florjan Lata
Delegat:Besnik Çela
Vëzhgues:Arjan Mali





