Vllaznia “mace e zezë” për Elbasanin, verdheblutë në kërkim të triumfit të parë

Vllaznia dhe Elbasani do të përballen këtë të premte për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, starton në orën 17:30.

Këtë sezon, shkodranët nuk kanë pësuar humbje përballë ekipit të Elbasanit. Në fazën e parë kanë barazuar 0-0, ndërsa në të dytën kanë triumfuar 1-2 në transfertë. Gjithashtu, kanë barazuar 0-0 në sfidën e parë të çerekfinales së Kupës.

Ndërkohë që në Shkodër, vendasit do të kërkojnë tjetër rezultat pozitiv. Verdheblutë në krahun tjetër e kanë si “mace të zezë” këtë sezon Vllazninë, duke mos e mposhtur dot në asnjë prej dy kompeticioneve.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us