“Real – City do të jetë me shumë gola”, Pep Guardiola para sfidës vendimtare: I njohim cilësitë e kundërshtarit, do të jetë argëtuese

Pep Guardiola ka folur në prag të sfidës së Champions League, Real Madrid – Manchester City. “Qytetarët” e drejtuar nga tekniku spanjoll kërkojnë përmbysjen e madhe pasi sfidën e parë e humbën 2-3. Ndërkohë që vetë Guardiola e pranon që do të jetë tepër e vështirë, referuar edhe nga forma e dobët që po kalon City.

“Ne i njohim cilësitë e Realit. Ne provuam t’i sulmojmë në pjesën e dytë shumë shpejt. Ata ta lejojnë një gjë të tillë, sepse luajnë hapur dhe janë një ekip i jashtëzakonshëm. Këto ndeshje janë gjithnjë shumë argëtuese dhe prodhojnë gola. Ne do të shkojmë atje për të shënuar.

Ka ndodhur shumë shpesh gjatë këtij sezoni. Janë ato vendimet e këqija për të cilën unë kam folur gjithnjë dhe vazhdoj t’i përsëris. Unë jam përgjegjësi kryesor, jam trajneri dhe marr përgjegjësinë, por nuk janë vetëm vendimet e mia apo vetëm të skuadrës. Janë të të gjithëve”, është shprehur Guardiola.

Lajme të tjera |  Mbappe zhgënjen edhe si pronar, klubi francez bie në kategorinë e tretë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us