VIDEO/ Mjafton goli i Lautaros, Interi me shqiptarët mposhtin Genoan dhe marrin kreun

Pas disfatës në derbin e Italisë ndaj Juventusit, Interi është rikthyer te fitorja në kampionat. Zikaltrit kanë mposhtur Genoan në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Lautaro Martinez.

Kristjan Asllani e nisi takimin si titullar, duke u zëvendësur në minutën e 65-të, ndërsa në stolin e Interit ishte dhe Alain Taho, portieri 17-vjeçar i moshave të Shqipërisë.

Zikaltrit ngjiten momentalisht në vendin e parë të renditjes së Serie A me një pikë më shumë se Napoli që ka një ndeshje për të luajtur.

Lajme të tjera |  Gattuso kërkon Armando Brojën në Serie A, Burnley i vendos çmimin sulmuesit të Kombëtares

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us