Kush doli mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP, Livia apo Loredana!

Pas televotimit të fundit, Livia është banorja që ka lënë shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, në përballjen e saj kokë më kokë me Loredanën.

Livia ka folur pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Ajo është shprehur se çfarë mund ta ketë penalizuar gjatë rrugëtimit të saj.

“Më pëlqen të jem koherente dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e mia. Nëse është ‘faji’ i dikujt është vetëm i imi. Kam hyrë për të qenë vetvetja. As unë nuk di të jem një lojtare, unë di të jem Livia, që kur do shumë dikë, rri më të, e mbështet, është e sinqertë, dhe ndan diçka të bukur kështu që nuk do kisha ditur të luaja.”

Pasi është pyetur se kush e fiton Big Brother ajo u përgjigj se e fiton Gjesti dhe do donte ta fitonte Laerti.

Gjesti është një botë më e freskët, është një djalë që di të përballojë shumë situata pa u nervozuar, duke qeshur dhe duke luajtur. Mendoj që kjo është ajo që ka nevojë Big Brother”, tha Livia.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 9 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us