Duel “titanësh” në Spanjë, Barcelona – Atletico Madrid përplasin “brirët” në Copa del Rey

Në Spanjë do të luhet një përballje “titanësh” mes Barcelonës dhe Atletico Madrid. Takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Katalanasit e Hansi Flick presin në shtëpi kundërshtarët e tyre, për të bërë llogaritë e gjysmëfinales së parë, me sfidën që do të startojë në orën 21:30. Një ndeshje spektakolare pritet mes ekipeve në “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Barcelonë, ku fitorja është mëse e detyrueshme për skuadrat.

Copa del Rey si për blaugranat ashtu edhe për madrilenët është një nga objektivat e këtij sezoni dhe fitorja në këtë sfidë do ta bëntë më të thjeshtë ndeshjen e kthimit mes tyre.

Lajme të tjera |  "Rezultati nuk vlen sa paraqitja në fushë", Kristjan Asllani zbulon pak nga Rolando Maran: Trajneri kupton shumë nga futbolli! Besiktasi? I lumtur për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us