Janë zbuluar faturat më të larta të pagave në futbollin evropian për sezonin 2023-24, me gjashtë klube të Premier Ligës në dhjetëshen e parë sipas të dhënave zyrtare të UEFA-s
PSG kryeson listën, pasi kampionët francezë paguan lojtarët e tyre në total 658 milionë eurosh, ndërsa gjigantët e La Ligës, Reali i Madridit (505 milionë euro) dhe Barcelona (476 milionë euro) gjithashtu renditen në top katërshe. Por pjesa tjetër e listës dominohet nga klubet angleze. Mançester Siti (554 milionë euro) renditet menjëherë pas PSG-së, por shpenzimet e tyre të mëdha u shpërblyen pasi fituan titullin e katërt radhazi në Premier Ligë sezonin e shkuar.
Ndërkohë, Liverpul (449 milionë euro) e sheh veten vetëm pas Barcelonës, në vendin e pestë. Bajerni i Mynihut (361 milionë paund) është në vendin e gjashtë, përpara se pjesa tjetër e “top 10” të kompletohet nga Mançester Junajtid (429 milionë euro), Çelsi (395 milionë euro), Arsenali (381 milionë euro) dhe Aston Vila (292 milionë euro). Fatura e pagave të Junajtidit nuk u përkthye në rezultate në fushë, pasi ata bënë sezonin e tyre më të dobët të epokës së Premier Ligës nën drejtimin e Erik ten Hagut, përpara se holandezi të shkarkohej tetorin e kaluar.






