RENDITJA/ Hap fals i Vorës, Flamurtari kërcënon “blutë” në klasifikim, Besa ecën me hapa të sigurta

Ditën e sotme është luajtur dhe java e 27-të e Kategorisë së Parë. Vora mbetet në krye të renditjes pas barazimit me Apoloninë me shifrat 1-1. Ekipi “blu” ka 67 pikë të mbledhura këtë sezon, por diferenca me Flamurtarin është shkurtuar.

Ekipi vlonjat arriti të fitojë sot me përmbysje ndaj Kastriotit me shifrat 2-1, duke u gjendur tashmë të dytët me 65 pikë, dy pikë më pak se Vora. Besa e Kavajës është në ndjekje të Flamurtarit me 58 pikë pas fitores së sotme ndaj Lushnjes me shifrat 3-0.

Burreli gjendet në vendin e katërt me 47 pikë të grumbulluara. Pogradeci pozicionohet në vendin e gjashtë edhe pas humbjes me Burrelin, vend që e mban ende në zonën e Play Off-it.

Lajme të tjera |  E PAPRITUR/ Klubi i prish kontratën, ish-i i Partizanit ZYRTARISHT del lojtar i lirë

Korabi pozicionohet në vendin e 9-të, me tre pikë larg Kastriotit të një vendi më sipër. Ndërsa Kukësi ndodhet në zonën e Play Out-it, me një pikë larg Korabit. Valbona mban vendin e parafundit me 13 pikë, ndërsa Erzeni i fundit me dy pikë më pak se klubi tropojan.

RENDITJA/ Hap fals i Vorës, Flamurtari kërcënon

Renditja Kategoria e Parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us