Tomas Strakosha nuk po kalon një moment të mirë në këtë pjesë të karrierës, pasi portieri i Kombëtares shqiptare ka humbur vendin e titullarit në radhët e skuadrës së AEK të Athinës, në dëm të italianit Alberto Brinjoli.
Mediat greke raportojnë se ”shqetësime fizike” kanë bërë që ai të mos udhëtonte me ekipin për duelin e komplikuar ndaj Arisit të Selanikut, duke qenë kësisoj një spektator për duelin në fjalë.
“Pushimi” i Berishës në këtë sezon si dhe aktivizimi me luhatje i Strakoshës me klubin grek, bën që të ketë tashmë një problem të madh të dukshëm sa i përket katërkëndorit kuqezi. Vetëm Elhan Kastrati ka luajtur rregullisht në këtë sezon në Serinë B me Çitadelën, por duhet theksuar se edhe ai vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushave për një muaj.