Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u pyet për partitë e vogla dhe bashkëpunimin pas zgjedhjeve të 11 majit me PSD-në e drejtuar nga Tom Doshi. Rama i cilësoi partitë e vogla rilindje e farës së keqe të LSI-së, ndëra deklaroi se nuk do të bashkohej me partinë e Doshit.
“Partitë e vogla kanë shanse. Partitë e vogla bëjnë zhurmë të madhe. Prandaj unë them se shosh në këto zhvillime një rilindje të farë së keqe të LSI-së, kur del dikush se do të marrë 71 mandate. Unë nuk besoj te partitë e vogla, ato krijohen për interesa të vogla dhe punët e mëdha nuk bëhen me parti të vogla.
I pyetur nga Rakipi nëse do të bashkëpunojë pas zgjedhjeve me Partinë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi, Rama u përgjgj se nuk do të bashkohet me askënd.
“Ne nuk do të bashkohemi me askënd, sepse ne jemi të bashkuar me shumicën e shqiptarëve se është zgjidhur kjo që në 2017. Nuk kemi nevojë të marrim njeri në prehër dhe pastaj të na thonë ose na ushqe ose do të lëviz timonin dhe do të hedh”- tha Rama.