A do e pranojë rezultatin? Sali Berisha pas votimit: Ja mesazhi për qytetarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi votoi në qendrën e vendosur në Liceun Artistik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare u ka bërë thirrje qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre.

Berisha, i cili kandidon për postin e Kryeministrin, u shpreh se qytetarët sot duhet të votojnë për të ardhmen e tyre.

I pyetur nëse do ta pranojë rezultatin, Berisha u shpreh se “do të kemi një ditë të dytë vere”.

“Sot të votojnë, për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar, të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin.

Do të kemi një ditë të dytë vere. Thirrja ime është votoni, votoni”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Lushnje/ Përplasje fizike brenda QV, PD pretendon se vëzhguesit e PS kanë filmuar votën e çdo qytetari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us