A do ta drejtojë Himarën? Flet Vangjel Tavo

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar këtë të mërkurë në lidhje me një lajm të publikuar në medIan greke “Kathimerini”, se ka pasur një propozim nga Kryeministri Edi Rama për të drejtuar përkohësisht bashkinë e Himarës. Tavo shprehet se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje, duke hedhur poshtë dhe pretendimet se ka “negociuar” me kreun e Qeverisë. Sipas ish-deputetit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot PL) një lajm i tillë ka qarkulluar dhe disa ditë më parë. Reagimin Vangjel Tavo e bëri për TCH.

Vangjel TavoNuk kam asnjë informacion. E kam pare si lajm para ca ditësh nga po e njëjta gazete dhe e shikoj përsëri sot. Faleminderit.

Çfarë shkroi “Kathimerini”?

Lajme të tjera |  Tym i bardhë në Vatikan! Kardinalët zgjedhin Papën e ri

Gazeta greke “Kathimerini” shkruante këtë të mërkurë se ka pasur një takim mes Vangjel Tavos dhe Kryeministrit Edi Rama për të drejtuar përkohësisht Bashkinë e Himarës, e cila vijon të jetë pa kryetar, pasi kryebashkiaku i zgjedhur i saj Fredi Beleri ndodhet në burg për shitblerje votash. Sipas medias greke, Tavo ka rënë “parimisht” dakort, por ka kërkuar që të pyesë dhe palën greke për këtë çështje.

Fredi Beleri në burg

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Gjyqi ndaj tij vijon në Apelin e Posaçëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us