A do të bashkohen dy Irlandat?

Irlanda e Veriut tashmë ka një kryeministre nga republikanet ose nacionalistët që janë kundër sundimit nga britanikët, por e kanë ndarë pushtetin me unionistët qe janë partia e dytë momentalisht, e që janë pro lidhjeve me Londrën. Të dyja, si kryeministrja nga Shin Fejni anti-britanik, ashtu dhe zëvendës kryeministrja nga unionistët, pro-lidhjeve me Londrën kanë kompetenca të njëjta.

Ashtu si me Gjermaninë, bashkimi irlandez do të konsistonte në aderimin e një entiteti ekzistues (Irlanda e Veriut) në një shtet ekzistues. Prandaj, një Irlandë e bashkuar do të ishte ligjërisht identike me shtetin ekzistues irlandez dhe nuk do të ishte një shtet i ri. Kjo do të thotë se në aspektin ligjor nuk do të kishte nevojë të miratohej një kushtetutë e re apo të bëheshin ndryshime në sistemin ligjor. Njëlloj, marrëdhëniet ndërkombëtare të një Irlande të bashkuar do të ishin kryesisht identike me ato të Irlandës së sotme, e cila është veçanërisht e rëndësishme për anëtarësimin e vazhdueshëm të Irlandës në BE dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Lajme të tjera |  “Kokë më kokë” me vota, Alimehmeti tregon nëse ka komunikuar me Tabakun

Në dritën e të drejtës për t’u identifikuar si irlandez, britanik ose të dyja, të përcaktuara në Marrëveshjen e së Premtes së Mirë, një Irlandë e bashkuar mund të ketë interes për t’u garantuar qytetarëve britanikë me origjinë nga Irlanda e Veriut të drejta të plota të shtetësisë së BE-së pa i detyruar ata të mbajnë një pasaportë irlandeze. Përsëri, kjo mund të bëhej vetëm nëse do të kishte marrëveshje në nivel të BE-së.

Irlanada veriore

Në veri, Marrëveshja e së Premtes së Mirë është nmadhështore. Ajo ia arriti qëllimit kryesor. Lufta civile përfundoi. Paqja mund të jetë e paplotë, por është e qëndrueshme. Lufta civile nuk ka gjasa të kthehet.

Lajme të tjera |  Ndahet nga jeta Artan Lame, ish zv.ministër dhe ish kreu i Kadastrës e Legalizimeve

Por epoka e politikës së Irlandës së Veriut që filloi me atë marrëveshje paqeje 25 vjet më parë ka marrë fund. Institucionet që krijoi Asambleja dhe ekzekutivi i Irlandës së Veriut, këshilli ministror Veri/Jug janë pezulluar kryesisht për pesë vitet e fundit.

Kryeministrja e re e nacionalisteve veri irlandez qe kërkojnë ribashkimin e dy Irlandave njëra anëtare e BE-se dhe tjetra, pjese e Mbretërisë së Bashkuar jashtë saj, thotë se do jete kryeministre e te gjithëve, në një vend ku me mijëra kanë humbur jetën në konflikte përgjakesh  ne Irlandën e Veriut.

Ardhja në pushtet për Kryeministren e re mund të jetë pjesa më e lehte, por qëndrimin në lartësinë e dëshirës dhe pritshmërive nga të dyja palët e konfliktit, mund të jetë një sfidë akoma më e madhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us