A do të dalë nga shtëpia për mosbindje civile? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Sali Berisha thotë se protesta e zhvilluar mbrëmë ishte vetëm hapi i parë i mosbindjes civile.

Në një konferencë për shtyp nga arresti shtëpiak, i pyetur se përse nuk e nis mosbindjen civile duke dalë nga banesa për t’iu bashkuar mbështetësve të tij, Berisha tregoi se e quan sakicë të mjaftueshme qëndrimin brenda katër mureve të banesës pa dëshirën e tij.

“Unë mendoj se vetë burgosja ime në shtëpi është dëshmia më flagrante e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve dhe opozitës së këtij vendi. Por mendoj se po qëndroj si çdo protestues i pamposhtur”, tha Berisha.

Berisha duket se nuk ka një plan B nëse nuk realizohet kërkesa për krijimin e qeverisë teknike para zgjedhjeve te pranverës, por s’ka as plan për të bojkotuar garën elektorale.

“Kurrë! Ta harrojë kush se bojkotojmë! Se kjo do të thotë t’i bësh dhuratë narkodiktatorit, po atë dhuratë nuk ia bëjmë kurrë ne. Përkundrazi do votojnë të lirë shqiptarët. Ky është i vetmi opsion i yni”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Sula: Ja cilët janë grupet në PD, Berisha e ka të qartë kush janë personat që “lëvizin fijet”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us