Numri dy i Partisë Demokratike, Flamur Noka u pyet nga gazetarët nëse Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, pasi opozita humbi sërish zgjedhjet.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike akuzoi mediat se marrin instruksione nga qeveria, ndërsa tha: “Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikmërinë më të madhe”.
“Në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi”, theksoi Noka, duke lënë në këtë mënyrë të nënkuptohet se Sali Berisha nuk do të japë dorëheqjen.