A do të kandidojë për kryebashkiak të Tiranës, Gonxhja: Ndjej keqardhje për atë që ka ndodhur me Veliajn, nuk kam plan personal

Blendi Gonxhja, gjatë një interviste në emisionin Kjo javë në Neës 24 u pyet nëse do të jetë ai kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit së Erion Veliajt.

Në përgjigjen e tij, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj, duke theksuar se nuk ka një projekt personal për të kandiduar në këtë moment

Blendi Gonxhja: Sapo përmende fjalën Bashkia Tiranë dhe Erion Veliaj, e vetmja gjë që më shkon në mendje është një keqardhje e jashtëzakonshme, që ndjej për atë që ka ndodhur, për Bashkinë Tiranë si organizatë, për Bashkinë Tiranë ku kam punuar kur kryetar bashkie ka qenë Edi Rama, për Bashkinë Tiranë, ku kam punuar me Veliajn kryetar. Kemi pasur rezultate fantastike.

Lajme të tjera |  Çfarë do të ndodhë në PD: Do të rrëzohet Sali Berisha, apo do të shpërbëhet partia?

Më vjen keq për vetë Erion Veliajn, për familjen e tij, ka qenë ndër njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Hidhërimi që ndjej unë nga momenti që më përmendet emri dhe nocioni, Bashkia dhe kryetari, Veliaj, është aq i madh, sa nuk më lejon dot, këtë e kam të papërgatitur. Ne nuk kemi gjë në dorë në këtë pjesë, unë uroj që ai të dalë fitimtar dhe i pastër.

Nuk kam plan personal karriere, gjithmonë jam thirrur që të pyetem a jam në dispozicion për një kauzë të caktuar, nuk kam programuar asgjë për një ambicie personale, pas kësaj që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës. Votëbesimi në Tiranë është një shpagim, për atë thikë, që ndërpreu karrierën time më 2002 dhe që kjo është një gjë që ka të bëjë me gjithçka në jetën time, lidhet dhe me familjen time.

Nuk ka diçka tjetër që lidhet me votën në Tiranë dhe me këtë pjesën tjetër. Bashkia Tiranë është një institucion tepër i rëndësishëm, nëse ne bëjmë punën tonë si deputet në Tiranë dhe nëse bëjmë që qeverisja vendore bën që njerëzve t’ju lehtësohet jeta, nuk do ishte gjë e vogël që do bënim.

Lajme të tjera |  Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Të mbrojmë qytetarët tanë dhe të ardhmen e Europës

Nëse ne si deputetë do bëjmë gjithçka për zonën tonë, mendoj se kam bërë shumë për votëbesimin që më është dhënë. Mua më kanë votuar shumë zemra në Tiranë për deputet dhe ndaj kësaj vote duhet të jem shumë i kujdesshëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us