Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bisedë me mësuesit e Lushnjës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mësuesit janë një ndër kategoritë shoqërore që janë të vlerësuara financiarisht në vendin tonë.
Kryeministri tha se sot paga mesatare e mësuesve ka shkruar në 930 euro. Sakaq ai theksoi se paga duhet të ishte më tepër, ndërsa sqaroi se është i vetëdijshëm për këtë.
Rama u pyet nga një mësuese se sa “do e çojë rrogën e mësuesve në mandatin e katërt”.
Rama tha se së shpejti do të bëjë hanin tjetër ku do të paraqesë objektivat për mandatin e katërt, përfshirë këtu edhe rrogat e mësuesve.
Falë programit tonë sot Shqipëria është tjetër nga ajo që ishte, Shqipëria sot një hap larg realizmit të një ëndrre shumë të vjetër. Nuk ka pasur BE në kohën e Skënderbeut por gjithmonë ka pasur prirje të brendshme të shqiptarëve për të parë në diell, aty ku dielli lind andej nga perëndon.
Nëse ne nuk do kishim objektiva ne nuk do ishim do në kushtet që ti merrnim BE dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. Sot të gjithë në BE e thonë me gojën plotë Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër. Drejt Shqipërisë 2030 do bëjmë hapa të mëdhenj, më të mëdhenj se sot. Janë bërë shumë gjëra gati, janë thyer shumë tabu. Sigurisht do i ndajmë më publikun objektivat që kemi për pagat, biznesin, çiftet e reja, edhe pak durim dhe do ju tregojmë saktësisht të gjitha ato që kemi, jo se nuk i di, por nuk dua të prish planin.”, tha ai.