A do të rriten çmimet për produktet e bulmetit? Vështirësitë me të cilat hasen fermerët

Kreu i Unionit Agroushqimor Theodhori Kristuli tregon vështirësitë me të cilat përballen sot fermerët. Aai tha se kostot e larta do të çojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve për produktet e bulmetit. Ndërsa përballë kësaj situate, konsumatorët do të braktisin produktet vendase duke zgjedhur ato të importit.

Edhe pse në muajt e fundit çmimet për produktet ushqimore kanë shënuar një rënie të lehtë s’mund të thuhet e njëjta gjë për qumështin dhe nënproduktet e tij. Kreu i Unionit Agroushqimor Theodhori Kristuli paralajmëron një tjetër valë rritëse por në vlera minimale.

Prej më shumë se 2 vitesh konsumatorët shqiptarë po përballen me çmime thuajse të trefishuara për produktet e bulmetit. Nga ana tjetër, rritja e kostove ka vënë në vështirësi fermerët duke sjellë falimentimin e një pjese prej tyre. Kristuli ngre alarmin se përgjysmuar numri i bagëtive. Me prodhim të reduktuar dhe çmime jo të favorshme, produktet shqiptare rrezikojnë të mos jenë konkurruese në raport me vendet e rajonit.

Lajme të tjera |  Mbyllja e fushatës, Chris LaCivita rikthehet në Tiranë

Kreu i Unionit Agroushqimor kërkon që të rritet mbështetja direkte për fermerët si edhe të hiqen kufizimet e vendosura për subvencionimin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us