A e pëlqen babai i Heidit Romeon si ‘dhëndër’? Flet daja i saj

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi janë përfolur për një raport mes tyre, ndërsa diskutimi u bë dhe në spektaklin e mbrëmjes së djeshme.

Romeo u shpreh në spektaklin e mbrëmshëm se Heidi i jep energji të mirë dhe se ka simpati për të. I pyetur se si i priti familja e Heidit të tilla deklarata, daja i Hedit tha në “Fan Club” se ‘si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë për vajzën e vetë’.

Nga ana tjetër, Ronaldo Sharka ja ka pritur me batutë se: “Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.”

Daja i Heidit: Babai i Heidit do të donte që… si çdo baba tjetër edhe për atë asnjë “nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha.

Ronaldo: Kjo do të thotë se babai i Heidit e ka pranuar Romeon si dhëndër.

Sonila: Ronaldon e njoh herët dhe kam një vrejtje për ju që doni ta portretizoni Heidin si një person që ka shkuar aty për t’u lidhur. Për mua është e pakonceptueshme që një vajze e kultivuar si ajo të shkoj në një realitishoë dhe maksimumi që mund të pritet është që ajo të lidhet me dikë. Big Brother është krijuar për të kultivuar sjelljet sociale të një personi apo një tjetri, jo për të qenë i fokusuar në një romancë.

Babai i Heidit u bë ‘i famshëm’ me hyrjen e tij në shtëpinë e Grande Fratelos në Itali, ku ndikoi që vajza e tij të linte shtëpinë, teksa kishte nisur një histori me një aktor shumë vite më të madh se ajo. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us