A ishte ai tradhtari që përmendi Meta? Braimllari sqaron dorëheqjen: Mendoj ndryshe për SPAK

Situata në Partinë e Lirisë është më shumë se e nderë, me Ilir Metën që është duke spastruar nga kjo forcë politike, të gjithë personat që i mendon si tradhtarë, ndërsa marrëdhënia duket kritike dhe me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Një prej të parëve që ra në këtë betejë ishte nënkryetari i PL-së Endrit Braimllari, i cili dha dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa sot ka shpjeguar dhe arsyet mbi vendimin e tij.

Braimllari nënvizoi se ka bërë disa hapa pas që të mos krijohen armiq të brendshëm imagjinarë.

“Jam dorëhequr për çështje të brendshme organizative. Do të jemi anëtar i kësaj partie se aty kam të gjithë angazhimin tim, kam një rrugëtim shumë të gjatë. Ilir Meta nuk ma ka kërkuar dorëheqjen, kam bërë unë disa hapa pas, që nëse doni të organizoni partinë mos të krijoni armiq të brendshëm imagjinarë, do të shkojmë në konventë me dy teza kryesore. Monika Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit. Unë ndihem krenar sepse nuk und ta eleminoj historinë. Unë nuk jam për të manipuluar historinë”, tha ai.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Ai ka theksuar se ka një mendim tjetër për SPAK, ndryshe nga Ilir Meta, që e cilëson Prokurorinë një celulë kriminale.

“Unë se di çfarë do të bëjë ilir Meta. Ka qenë shumë korrekt me strukturat, organizimin, ka propozuar një platformë, është diskutuar edhe në 2016, nuk jam gjë kundër kësaj platforme. Jam krenar që është prezantuar Erisa zv. presidente. Nëse ka bërë një gabim një nga bashkëpunëtorët e mi në kohë të vështira, unë mendoj që më i rëndësishëm është një anëtar i PL se aa Edi Rama apo Veliaj. Unë kam mendim tjetër për SPAK që ka prokurorë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar. Unë do të zbatoj çdo vendim që del nga konventa kombëtare, nëse so të kërkohej opinioni im, versioni klasik i organizmit. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, para 10 ditësh”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us