A mund t’ia thotë dikush Zegjinesë se show ka mbaruar, tani është koha për të bërë politikë?

Fushata zgjedhore në Fier, përveçse ka prodhuar shkrirjen totale të Partisë Demokratike, ka sjellë në skenë edhe një personazh gazmor që me siguri ka mbushur më shumë rrjetet sociale sesa fletët e votimit. Bëhet fjalë për Zegjine Caushin, e cila është bërë e njohur jo për programin e saj politik, por për përballjet virtuale me Gazment Bardhin, me të cilin është tallur në çdo mënyrë, duke ironizuar edhe zërin apo aspekte të tjera personale. Strategjia e saj në rrjetet sociale ka funksionuar dhe, ndër emrat e rinj të zgjedhur në listat e sigurta të PS-së, shumica prej të cilëve të panjohur më parë, ajo është pa dyshim një nga më të spikaturit

Lajme të tjera |  "Shqiptarët po kthehen në skllevër të projekteve të Trump" - Andi Bushati: Kam tre vjet, nuk shkoj dot në Dhërmi apo Jalë

Problemi është se Zegjineja vazhdon ende të merret me Gaz Bardhin, duke harruar që si deputete në Kuvend ka tashmë një rol dhe përgjegjësi tërësisht të ndryshme. Nga pikëpamja personale, ajo duket se vlen më shumë sesa kaq. Me origjinë nga fshati i vogël Vlosh në njësinë Jujan të bashkisë Roskovec, Zegjineja është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare. Ka qenë kryetare e FRESSH-it në Roskovec dhe, ndërkohë, ka kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, duke u diplomuar me medalje të artë dhe duke u licensuar si avokate.

Pra, Zegjineja, që sot është 26 vjeç, ka studiuar dhe, nëse do të tregonte më pak arrogancë e mendjemadhësi ndaj gazetarëve, mund të ofronte (edhe si juriste) një kontribut real në debatin dhe jetën legjislative të Kuvendit, shumë më të vlefshëm sesa postimet e mërzitshme që vazhdon t’i kushtojë Gaz Bardhit.

Lajme të tjera |  Skandal i rëndë me fondet e BE/ Dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra pas hetimeve për abuzim me subvencionet bujqësore

Dikush duhet t’ia kujtojë Zegjinesë që fushata ka përfunduar. Dhe me fushatën, ka përfunduar edhe koha e show-t dhe e talljeve në rrjetet sociale. Tani është koha për të bërë politikë. / Shqiptarja. Com

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us