A po fillon të bjerë fuqia e Iranit?

Nga Anshel Pfeffer “The Spectator”

Gjatë një konference për mediat në Teheran në fund të muajit të kaluar, zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral/brigade Ramezan Sharif pretendoi se “Stuhia Al-Aksa” ishte një nga hakmarrjet e Boshtit të Rezistencës kundër sionistëve për martirizimin e Qasem Soleimanit”.
Ishte një deklaratë e jashtëzakonshme. Sepse deri në atë moment Irani kishte këmbëngulur se ndërsa e mbështeti “Stuhinë Al-Aksa” (emrin që Hamasi i vuri sulmit masiv të 7 tetorit në Izraelin Jugor), ai nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në planifikimin apo zbatimin e tij. Shërbimi sekret izraelit besonte se ky pretendim është e vërtetë. Pavarësisht se kishte marrë armë dhe trajnime të rëndësishme iraniane, Hamasi nuk e kishte informuar paraprakisht Teheranin për planet e tij. Atëherë pse Sharif po pretendonte papritur se Hamasi ka vepruar si pjesë e “Boshtit të Rezistencës” në shenjë hakmarrje për vrasjen nga SHBA-ja në janarin e vitit 2020 të komandantit të Forcave të Ekspeditës QUDS të IRGC-së?

Udhëheqësit e Hamasit u zemëruan. Në një kritikë të rrallë publike për iranianët, ata lëshuan me shpejtësi një deklaratë duke mohuar “vlefshmërinë e deklaratës së bërë nga zëdhënësi i IRGC-së në lidhje me operacionin ‘Stuhia Al-Aksa’ dhe motivet e tij”. Edhe iranianët u tërhoqën shpejt nga ajo deklaratë e papritur.

Të nesërmen, komandanti i përgjithshëm i IRGC-së, gjeneral-major Hossein Salami, qartësoi se asnjë palë jo-palestineze nuk ishte e përfshirë në sulm. Por as kjo nuk mjaftoi: pasardhësi i Soleimanit, Esmail Qaani, lëshoi ​​deklaratën e tij, duke lavdëruar mënyrën se si “grupet e rezistencës janë rritur hap pas hapi…duke marrë vetë vendimet”.

Vëzhguesit me përvojë të Iranit u habitën: Sepse IRGC-ja nuk detyrohet normalisht të ndryshojë qasje diktuar nga milicitë e mbështetura prej tyre. Ishte diçka e pa imagjinueshme që kjo të ndodhte nën drejtimin e Soleimanit, arkitektit që ndërtoi rrjetin e ndikimit iranian në të gjithë rajonin. Por në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, me mungesën e hakmarrjes që iranianët e premtuan që atëherë, ndoshta vepra e tij e jetës duhet të shihet si një akt i tepruar. Kjo është arsyeja pse ai mori fund përmes një sulmi me dron amerikan në aeroportin e Bagdadit.

Deklarata e Sharifit ishte e gabuar. Një humbje momentale e disiplinës e shkaktuar nga zhgënjimi brenda IRGC-së për vrasjen e fundit të gjeneral/brigade Razi Mousavi në një sulm ajror izraelit në periferi të Damaskut. Për dekada të tëra ai ishte krahu i djathtë i Soleimanit, kishte bashkëpunuar ngushtësisht me Hezbollahun në Liban, dhe ishte shumë i përfshirë në ndërtimin e milicive shiite që mbështetën regjimin e Asadit në Siri.

Lajme të tjera |  Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Pas 7 tetorit, u duk sikur Irani i kishte gjërat në favorin e tij. Hamasi, që gjatë luftës civile siriane kishte nguruar të rreshtohej me Iranin, ishte kthyer në “Boshtin e Rezistencës”. Ndërkohë, Hezbollahu kërcënoi se do të hapte një front të dytë në kufirin verior të Izraelit, duke lëshuar raketa çdo ditë dhe duke detyruar zhvendosjen e 80.000 izraelitëve nga zona kufitare. Ndërkohë milicia Houthi në Jemen po përdorte arsenalin e saj të raketave dhe dronëve të marra nga Irani për të kërcënuar transportin detar përmes ngushticës Bab el-Mandeb në Detin e Kuq. Milicitë shiite në Siri po lëshonin raketa dhe dronë drejt Izraelit.

U duk sikur më në fund ishte realizuar aspirata e Iranit për ta rrethuar Izraelin brenda një gjysmëhëne armiqësore shiite. Por 3 muaj më vonë, aksi iranian po nis të shfaqë të çara. Kritika e ashpër e Hamasit ndaj marrjes së meritave nga IRGC, zbuloi praninë e një zhgënjimi më të thellë të këtij grupimi me Teheranin. Hamasit priste që Irani të urdhëronte Hezbollahun të niste një luftë të plotë ndaj Izraelit. Por në vend të kësaj, Hezbollahu vazhdoi me një fushatë goditjesh me raketa me intensitet të ulët.

Hamasi vazhdon të mburret me sulmin që kreu më 7 tetor. Por ai ka humbur feudin e tij të vetëm, qytetin e Gazës. Ndërkohë krahu i saj ushtarak, Brigadat e Martirëve Al-Aksa, po goditet rëndë nga ushtria izraelite. Të martën, një sulm ajror mbi një zyrë të Hamasit në Bejrut vrau 3 nga anëtarët e saj, përfshirë Salah Al-Arouri, një udhëheqës i lartë që besohet të ishte i përfshirë në planifikimin e sulmit të tetorit.

Hamasi është i përçarë. Një pjesë e lidershipit politik, me qendër në Katar, e fajëson privatisht shefin e lëvizjes në Gaza, Yahya Sinwar, për braktisjen e Gazës. Ata dëshirojnë që Sinwar të negociojë një marrëveshje të re duke shkëmbyer me një armëpushim gratë dhe burrat e moshuar izraelitë. Por Sinwar këmbëngul në lirimin e një numri shumë më të madh të burgosurish palestinezë. Shumë prej tyre janë banorë të Gazës, ndërsa të burgosurit e liruar në armëpushimet e mëparshme vinin nga Bregu Perëndimor, një tjetër burim tensioni brenda Hamasit.

Lajme të tjera |  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Të ndara dhe të dobësuara, fraksionet rivale të Hamasit po kërkojnë mbrojtës, duke i dhënë rivalëve të Iranit, si Egjipti, shansin për të dobësuar ndikimin e Teheranit në rajon. Edhe Hezbollahu nuk po ecën aq mirë. Kjo organizatë ka humbur rreth 160 luftëtarë në sulmet hakmarrëse izraelite. Ndaj luftëtarët e saj janë detyruar të tërhiqen nga kufiri, dhe po përballen me kritika të forta politike brenda Libanit për rrezikimin e shkaktimit të një lufte në shkallë të gjerë me vendin fqinj. Vrasja të martën e Al-Arouri, krijoi një dilemë për Hezbollahun.

Ajo ndodhi në bastionin e saj kryesor, në lagjen Dahiye, por vrau 9 anëtarë të Hamasit. Sulmi ishte një mesazh për liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah, që duhet të qëndronte jashtë konfliktit. Në Detin e Kuq, Houthi-t po përballen me telashe, ndërsa një njësi detare e udhëhequr nga SHBA-ja po e përshkallëzon përgjigjen e saj ndaj sulmeve mbi anijet e transportit. Maska e Iranit ka filluar të bjerë. Në sipërfaqe po del ajo që ishte për vite me radhë një ndeshje boksi në hije me Izraelin. Më 18 dhjetor, një sulm kibernetik ndaj një rrjeti kompjuterik iranian paralizoi 70 për qind të pikave të karburantit të vendit.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një organizatë e fshehtë hakerësh pro-izraelitë. Më 23 dhjetor, një anije mallrash në Oqeanin Indian u sulmua nga një dron i nisur nga Irani. “Chem Pluto” u dëmtua por arriti të shkojë deri në Mumbai. Tre ditë më vonë, në Nju Dehli ndodhi një shpërthim i vogël pranë ambasadës së Izraelit. Askush nuk u lëndua; dhe ai u duk si një sulm i kryer me nxitim dhe i dështuar. Shërbimet sekrete perëndimore thonë se lideri suprem Ali Khamenei, është i shqetësuar se milicitë e krijuara nga Irani gjatë 4 dekadave të fundit, po bëhen shumë më të dukshme.

Irani i sheh ato si një mjet për eksportimin e mëtejshëm të Revolucionit Islamik dhe për zgjerimin e hegjemonisë shiite. Iranianët jetojnë ende me traumën e vdekjeve nga Lufta Iran-Irak, dhe përdorimi i milicive për të zhvilluar luftërat e tij është një strategji për të shmangur përsëritjen e asaj drame. Por ngjarjet që nga 7 tetori 2023 e këtej, e kërcënojnë qasjen mohuese të Iranit. Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë dhe arabë, shohin tani shansin për ta detyruar Teheranin që të tregojë forcën që ka ose të tërhiqet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us