A po pritet Erdogan që të inaugurohet xhamia e Namazgjasë? Si përgjigjet nënkryetari i KMSH-së

Namazi i Fiter Bajramit u fal këtë mëngjes në sheshin “Skënderbej” nga besimtarët myslimanë, pas 30 ditëve agjërim që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ky është viti i disatë radhazi që besimtarët falen në sheshin qendror të Tiranës, edhe pse duket se në xhaminë e Namazgjasë pas 10 vitesh, punimet po arrijnë drejt fundit.

Objekti, ndër më të mëdhenjtë e kultit në kryeqytet ende nuk është hapur për besimtarët dhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka një datë për këtë.

I pyetur në A2CNN se kur do të hapet xhamia e Namazgjasë, nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli u përgjigj: “Unë mendoj që sheshi është vendi më i bukur që ne mund të përjetojmë Bajramet me të gjithë ne”. Sipas tij sheshi “ka vend për të gjithë”.

Pyetjes së ngritur shpesh, se a është duke u pritur një vizitë e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të inauguruar xhaminë, Luli nuk i dha një përgjigje të qartë.

Lajme të tjera |  Zbardhet raporti, zgjedhjet i mbajtën Ramës arkën plot

Por ai theksoi se të gjithë përgjegjësit, edhe ai vetë si nënkryetar i KMSH-së duhet të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të hapur xhaminë e Namazgjasë pas 10 vite të gjata punimesh.
“Po ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve dhe unë kam qenë i pranishëm aty. E kemi hapur edhe me lexim Kurani, që e kam lexuar po unë. Shpresoj që ajo xhami të hapë dyert një orë e më parë dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësinë, duke filluar nga unë, që jam pjesë e institucionit të bëjmë detyrën tonë dhe ajo xhami tashmë t’i hapë dyert sepse ashtu i ka hije qytetit. Për ne një objekt që është shumë i bukur por nuk është funksional për besimtarët nuk ka rëndësi për ne, është më tepër një ndërtesë që thjesht zë vend dhe asgjë më tepër.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us