Jorida Tabaku ka komentuar protestat poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku ndër të tjera është pyetur nëse ka marrë pjesë në këto protesta.
Tabaku shprehet se ka shkuar në çdo protestë që ka bërë opozita, por tek protestat poshtë shtëpisë së Berishës jo. Ajo shprehet se askush nuk duhet të përfshijë partinë në çështjet e veta individuale.
“Jo unë nuk kam shkuar në protestë edhe pse përgjithësisht kam shkuar në çdo protestë që ka bërë opozita. Ne për këtë çështje kemi 2 vite që debatojmë, shumë veta mendojnë ndryshe dhe unë besoj që duhet ta kalojmë këtë moment dhe nuk duhet që askush nga ne çështjet e veta individuale të përfshijë partinë.”, tha Tabaku.