Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres së babait, lihet në burg 29-vjeçari në Korçë. Çfarë tha në gjyq!

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale më një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e të miturës pak ditë më parë ndërsa ka qenë 12-vjeçarja, e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Ndërkohë vetë Tirollari përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën teksa ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë sipas avokatit Denis Mekolli nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën. Sipas avokatit nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.

Lajme të tjera |  Lot, lutje dhe sytë nga qielli në Vlorë: 100 mijë euro i mori uji dhe balta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us