Açka kërkoi mbledhjen e komisionit për sulmet ndaj gazetarëve të “RAI 3”, Spiropali: Gënjeshtra të gatuara në Tiranë

Ministrja Elisa Spiropali ka kundërshtuar kërkesën e deputetes demokrate Flutura Açka për mbledhjen e komisionit të medias për sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve italianë të emisionit “Report” në RAI 3.

Sipas Spiropalit, emisioni italian që fliste për lidhjet e Olsi Ramës me kokainën e Xibrakës dhe lidhjet e Engjëll Agaçit me “mafien e pronave”, është në fakt një “sulm ndaj Shqipërisë, i gatuar me gënjeshtra në Tiranë”.

Reagimi i Spiropalit:

Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa.

Lajme të tjera |  Berisha me mesazh para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Fitore Kombëtares! Ata që janë me Vuçiçin, le të mos shkojnë në stadium

Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us